75 Mall Live Search
17:45 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Zafir Berisha publikon foto me Limajn: Bashkohuni me ne që ta shpëtojm Kosovën

Kandidati për deputet nga NISMA, Zafir Berisha (14), ka publikuar foto me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn.

Berisha ka kërkuar nga simpatizantët e tyre që të votojnë për Nisman dhe ta shpëtojnë Kosovën, pasi sipas tij shteti i Kosovës po rrezikohet nga Qeveria Kurti.

”Të nderuar antarë dhe simpatizantë të Nisma-s kudo që jeni, në Kosovë dhe diasporë, o sot o kurr, bëhuni rresht që ta shpëtojm Kosovën!

U angazhuam dhe punuam shumë për ta bërë shtetin e Kosovës, shtet i cili po rrezikohet nga infantilët politik të rregjimit në ikje, i cili me 9 shkurt duhet të goditet për humbje, që të fitoj Kosova!” ka shkruar ai.

Postimi i plotë: