Zafir Berisha: Vizioni i Nisma’s po mbështetet fuqishëm gjithnjë e më shumë kudo në Prizren e Kosovë
Partitë politike dhe kandidatë për deputetë po vazhdojnë të takohen me qytetarë në çdo pjesë të vendit.
Zafir Berisha, i cili synon edhe një ulëse në parlament nga radhët e NISMA-s Socialdemokratike, sot ka takuar miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij në Jeshkovë dhe Hoq të Prizrenit.
Berisha ka thënë se NISMA tashmë po gjen mbështetje gjithnjë e më shumë në Prizren e Kosovë, dhe se pikërisht kjo parti do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.
Ky është postimi i plotë i Berishës:
Së bashku me miq dhe bashkëluftetar pata kënaqsi që në Jeshkovë dhe Hoq të Prizrenit t’i takoj qytetarët e k’tyre fshatrave të Vërrinit më të cilët në kohët vendimtare për vendin 98/99 fatin tonë dhe të Kosovës e kishim ndarë bashkarishtë!
Vizioni i Nisma’s po mbështetet fuqishëm gjithnjë e më shumë kudo në Prizren e Kosovë që është edhe lajm së Nisma me 6 tetor ka me dalur befasia e këndëshme e këture zgjedhjeve.
Zafa




