Zafir Berisha: Zhgënjyese është bojkotimi nga disa parti opozitare
Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik vendor që të jenë të bashkuar në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.
Berisha, e ka quajtur zhgënjyese bojkotimin e disa partive opozitare për përfshirje në dialog, duke vlerësuar se kjo nënkupton si ikje nga përgjegjësia.
“Kur nuk ka stabilitet e dialog ka tensione e luftë. Ne bashkë me aleatët tanë e kemi mposhtur Serbinë me luftë, është radha ta mposhtim edhe me dialog. Mësimi më i madh nga lufta ka qenë se kur jemi unik dhe me perëndimin vjen edhe suksesi. Kështu duhet të jemi edhe në fazën përfundimtare të dialogut.”, u shprehë Berisha.
“Zhgënjyese është bojkotimi nga disa parti opozitare që po provojnë t’i bëjnë këtij procesi, kjo është ikje nga përgjegjësia. “ vazhdoi ai.
“Jam i bindur se ekipi nga Kosova me z. Limajnë krye nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje e cila nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit si dhe në respekt të sakrificës ndër gjeneratatë bërë për shtetin e Kosovës.”, tha Zafir Berisha.
Marrëveshja duhet t’ia sigurojë Kosovës integrimin në OKB dhe njohjen nga Serbia. Kosova është shtet, nga dje edhe me ushtri, prandaj si i tillë duhet të sillet, duke u treguar i përgjegjshëm, ajo që është fituar me luftë nuk guxojmë të lejuar të rrezikohet në paqe”, u shprehë Berisha.
Ju kujtojmë se dje është votuar Rezoluta në parlamentin e Kosovës lidhur me bisedimet me Serbinë, me këtë është definuar edhe pjesa më e madhe e ekipit kosovar, të cilit do ti prijë Fatmir Limaj, Zëvendës Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht Kryetar i Nismës Socialdemokrate.