75 Mall Live Search
18:09 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zaha kërkon largimin

Wilfried Zaha do të ndryshojë ambient këtë verë.

Sipas Sky Sports, ai iu ka thënë drejtuesve të Crystal Palace se dëshiron të largohet nga klubi.

Arsenali janë shumë të interesuar për sulmuesin, megjithatë Crystal Palace tashmë e ka refuzuar një ofertë prej 44 milionë euro.

26 vjeçari pati një sezon për tu mbajtur mend, dhe tash po kërkon sfidë të re me ndonjë klub të madh për sezonin që po vjen.

Arsenali është preferenca e lojtarit, por edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje me Topçinjtë, kjo nuk do ta ndalojë atë për të luajtur për klube të mëdha sezonin e ardhshëm. Ai kërkon ta dëshmojë veten se mund të bëhet me i miri në një klub të madh./Indeksonline/