Zaha: Man Utd deshi të më shkatërronte, paramendoni e morën Januzajn dhe jo mua!
Wilfried Zaha ka thënë për mediat angleze se Manchester United deshi t’i shkatërronte karrierën e tij.
Ylli i Premierligës që ka shkëlqyer këtë edicion me Crystal Palace ka përmendur disa episode të errëta nga e kaluara si lojtar i United.
Ndër të tjera, ai përmend edhe emrin e kosovarit Januzaj.
“Manchester United u përpoq të më shkatërronte mua dhe të shkatërronte karrierën time. Fajtori për këtë ishte David Moyes. Ai përçmonte edhe veshjen time, madje edhe makinën. Isha edhe viktimë e thashëthemeve që thonin se po flija me vajzën e Moyes.
Kur unë nuk e pashë emrin tim në listën e ndeshjeve të Champions League, dhe e pashë emrin e Adnan Januzaj, futbollist që kurrë nuk kishte luajtur me ekipin e parë, e kuptova se çështja është më serioze se sa që e kisha menduar” ka thënë Zaha./Indeksonline/