75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Zaimi i VV-së: LDK edhe pse doli e dyta, ndarja e barabartë e përgjegjësive qeveritare po i duket pak!

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Arbër Zaimi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjektin politik me të cilin po synojnë të bëjnë koalicion.

I njëjti ka thënë se LDK ani pse doli e dyta, po kërkon ndarjen e barabartë të përgjegjësive qeveritare, madje edhe po do i duket pak.

Ky është postimi i tij:

LDK-ja doli e dyta në zgjedhje, megjithatë ndarja e barabartë e përgjegjësive qeveritare po i duket pak. Nuk po e diskutojmë më se a është e drejtë a e padrejtë kjo, por me dëshirën e fortë për ta bërë koalicionin, Lëvizja VETËVENDOSJE! po i ofron LDK-së të marrë edhe një ministri më shumë. Pra, edhe pse e dyta në rezultate, të kontrollojë pjesën më të madhe të qeverisë.

Ne kemi qenë vazhdimisht të sinqertë në ofertat tona për bashkëpunim. Tash është momenti përfundimtar të kuptohet nga pala tjetër se a kanë me të vërtetë dëshirë për koalicion të ndryshimit, apo janë kundër tij.