75 Mall Live Search
11:55 / E Hënë, 21 Mars 2022 / AR

Zaimina bëhet nënë për herë të dytë, ia lë emrin djalit Kamar

Këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Klodiani, përmes një imazhi në Instastory, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu zbuloi se djalin e kanë pagëzuar me emrin Kamar, e që në gjuhën arabe do të thotë “Hënë”.

“Mirëserdhe foshnja Kamar”, shkruan në balonat e zbukuruar enkas për të./Indeksonline/