20:16 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zaimina dhe Irkenci zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit!

Zaimina Vasjari dhe Irkenc Hyka janë bërë bashkë për të sjellur një projekt të ri muzikor.

Dy artistët kanë paralajmëruar këngën e re prej ditësh, dhe tashmë kanë zbuluar datën e lansimit.

Përmes një postimi në Instagram, Irkenci bëri të ditur se kënga do të publikohet nesër (e premte) në orën 18:00.

Kujtojmë që kënga do të vije e bashkangjitur edhe me videoklip, ndërsa ky është projekti i tyre i parë së bashku.

Ndërsa, Zaimina u rikthye në muzikë me këngën solo “Vetes” pas një kohe të gjatë që ishte shkëputur nga skena./Indeksonline/