16:58 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zaimina e “rrezikshme” në klipin e ri, paralajmëron bashkëpunimin me Irkenc Hyka

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari pas një pauze të gjatë u rikthye me një projekt të ri muzikor.

Vetëm pak javë pas lansimit të projektit të ri “Vetes” , tani Zaimina është drejt finalizimit të këngës më të re e që do të jetë në bashkëpunim.

Këngëtarja bashkoi forcat me kantautorin, Irkenc Hyka të cilët së shpejti pritet të lansojnë këngën e re dhe këtë e treguan përmes rrjeteve sociale.

Të dy artistët kanë ndarë video dhe fotografi të shkëputura nga videoklipi në të cilat Zaimina shfaqet atraktive si përherë.

Dyshja nuk bën të ditur datën e lansimit të këngës, mirëpo paralajmëruan se kjo pritet të ndodhë së shpejti.

Kujtojmë që ky do të jetë bashkëpunim i parë mes dy këngëtarëve./Indeksonline/

View this post on Instagram

Coming soon @irkenc.hyka ?

A post shared by ᴢᴀɪᴍɪɴᴀ ᴠᴀsᴊᴀʀɪ (@zaimina_vasjari) on