75 Mall Live Search
17:35 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zaimina feston ditëlindjen, falenderon të gjithë për urimet!

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare Zaimina Vasjari, njihet për bukurinë e saj.

Madje ajo përflitet shumë në secilën paraqitje të saj publike për shkak të bukurisë dhe linjave të saj trupore, shkruan Indeksonline.

Sot ajo ka festuar ditëlindjen, me ç’rast ka mbushur 33 vite dhe urimet e shumta nuk kanë munguar.

Ajo përmes një fotografie ka falenderuar të gjithë që e kanë uruar për ditëlindje, duke u shfaqur në formën më të mirë e veshur me një fustan të kuq. /IndeksOnline/