Zajmina tregon detajet e natës së mbrëmshme!
Këngëtarja dhe blogerja e famshme Zajmina Vasjari mbrëmë ka festuar ditëlindjen e parë të vajzës së saj,Khloe.
Ajo ka organizuar një event madhështor me shoqërinë dhe familjen e saj në një hotel luksoz në Durrës ku për detajet u kujdes ‘Ami Events’ e drejtuar nga Amarda Toska.

Zajmina për herë të parë shfaqi fytyrën e vajzës së saj pasi që deri mbrëmë e ka mbajtur të fshehur dhe të dyja u shfaqën me fustane të njëjta ngjyrë rozë dhe hiri.

Zajmina përflitet shumë edhe për linjat e saj dhe njihet për biznesin e saj të rrobave dhe këpucëve që ka në Tiranë./Indeksonline/