75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / OSH

Zakharova: Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë

Kontaktet mes Rusisë dhe Ukrainës në sferën e negociatave janë duke vazhduar, ka bërë të ditur së fundit, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova.

”Kontaktet mes Rusisë dhe Ukrainës janë duke u zhvilluar”, ka thënë ajo për radio Sputnik.

Ajo i është referuar gjithashtu rezolutës së Parlamentit të Lituanisë për aktivitetet e dyshuara terroriste të Rusisë, duke i cilësuar ato një veprim ekstrem.

“Dëshiroj t’u kujtoj atyre vendeve që mund të kenë harruar ose miratuar deklarata, deklarata të tilla, të cilat nuk mund t’i quaj dokumente, se këto janë lëvizje ekstreme, sepse nuk mund të përshkruhen ndryshe. Të gjitha këto vende janë anëtarë të NATO-s. Gjatë dekadave të fundit “Ne kemi parë disa herë agresionin e paligjshëm të NATO-s, i cili nuk justifikohet me asnjë arsye ligjore”, është shprehur Zaharova.