23:07 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zakone që ngadalësojnë metabolizmin tuaj dhe nuk ju lejojnë të dobësoheni

Ne shpesh përqendrohemi shumë në djegien e kalorive përmes aktiviteteve të veçanta dhe harrojmë se sa i mahnitshëm është trupi ynë dhe se si ai është i aftë për të djegur kalori pa faktorë të jashtëm! Çdo qelizë e vogël në trup luan një rol të veçantë në procesin e kthimit të ushqimit në energji. Sa më I shpejtë është metabolizmin,aq më shumë kalori djeg trupi.

Studimet tregojnë se një orar jo i zakonshëm i ngrënies mund të çojë në shtimin e peshës. Trupi juaj thjesht nuk mund ta dijë kur do të marri sërisht ushqim dhe përpiqet të ngadalësojë gjithçka, vetëm në rast se e gjeni se kush ushqim ju përshtatet më shumë për të humbur peshë atëhere qëndroni me të. Mungesa e gjumit ju bën që të ndiheni të lodhur dhe këtë e dimë të gjithë.

Ajo që mund mos të dini është që kjo con dhe në ngadalësimine metabolizmit kështu që  duhet të mundoheni të flini më shumë ndoshta dhe duke përdorur çajra qetësues. Nëse ulni shumë kaloritë që merrni gjatë ditës, trupi juaj vjen një moment që  do kërkojë më shumë ushqim se sa më parë dhe ngadalëson normën e metabolizmit duke u përpjekur të mbajë ushqim sa më shumë që të jetë e mundur. Marrja e mjaftueshme e kalciumit është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për rregullimin e metabolizmit tuaj. Nëse nuk ju pëlqen qumështi ose jeni intolerant ndaj laktozës , nuk është problem sepse ka shumë ushqime që janë të larta në kalcium dhe ju mund të gjeni diçka që ju pëlqen.