08:30 / E Hënë, 21 Shtator 2020

Zakonet e fitnesit që mendoni se janë të mira por faktikisht nuk janë…

Nuk ka asnjë dyshim për të mirat që koha e kaluar në stërvitje sjellë. Mirëpo ka disa opinione dhe këshilla të ndryshme që na ndihmojnë të kuptojmë s  e a po bëjmë ndonjë gabim gjatë kësaj kohe.

Ja disa zakone që keni menduar që janë në rregull:

1. Të filloni drejt e me stërvitje;

Asnjëherë mos e bëni këtë gabim, gjithmonë duhet të bëni një nxehje të muskujve para stërvitjeve nëse nuk dëshironi që të lëndoheni dhe që stërvitja të jetë më efektive.

2. Të fokusoheni vetëm në kardio;

Kardio është shumë e mirë për shëndetin tuaj, por vetëm me kardio nuk mund të arrini linjat perfekte që dëshironi. Për të pasur sukses duhet të kombinoni kardio dhe peshat së bashku.

3. Të hani para ushtrimeve edhe nëse nuk jeni të uritur;

Kontrollojeni ushqimin tuaj dhe bëjeni një plan ushqimor se kur duhet të hani.

4. Të bëni rutinën e njëjtë përherë.

Kjo mund të jetë pak e mërzitshme. Provoni të shtoni pesha, të ndryshoni ushtrimet etj.

5. Të bëni kardio së pari dhe pastaj peshat;

Nëse dëshironi të humbni peshë ose të bëheni më të fortë, atëherë ekspertët rekomandojnë që së pari të përfundoni stërvitjet me pesha dhe pastaj të kaloni në kardio.