07:29 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zakonet që ju ndihmojnë për humbje më të shpejtë në peshë

Shumica prej nesh luftojnë për të humbur peshë për shkak të dietave të mërzitshme dhe ushtrimeve të lodhshme.

Por humbja e kileve të padëshiruara mund të realizohet edhe duke ndryshuar disa zakone të përditshme të gabuara.

Më poshtë po ju rendisim 9 të tilla:

  1. Krijo një regjim të shëndetshëm të konsumimit të ujit 
    Është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendosni një regjim të marrjes së ujit në mënyrë që trupi juaj të ketë jetë. Pini 2 gota ujë me limon në mëngjes, hidratoni stomakun tuaj të zbrazët dhe nxisni metabolizmin. Pastaj, pini para dhe pas drekës. Kjo do të ndihmojë tretjen tuaj. Në orën 16:00 pini përsëri, për shkak të periudhës së gjatë mes drekës dhe darkës. Ju absolutisht duhet të pini në darkë ose pas darkës për të ndihmuar lëvizjen e ushqimit lehtësisht në mënyrë që edhe stomaku të jetë më i lehtë, shkruan Shije.
  2. Mollë jeshile ose banane para vaktit tuaj
    Bananet ose mollët do të lehtësojnë urinë tuaj, gjë që do ju ndihmojë të hani më pak. Pra shkoni ti blini në dyqan.
  3. Ndizni një qiri me aromë vaniljeje pas darkës
    Kjo mund të tingëllojë qesharake, por një studim zbuloi se aroma e vaniljes bën mrekulli kur përpiqesh të humbësh peshë. Aktivizon reagime të ndryshme kimike në tru, duke ju bërë të ndiheni më pak të uritur.
  4. Blini pjata dhe gota blu 
    Nëse e rrethon veten me ngjyrë blu, do të humbësht peshë shumë më shpejt. Një studim zbuloi se ngjyra blu ul oreksin dhe do ju ndihmojë të ndiheni më pak të uritur.
  5. Hani vezë për mëngjes dhe ushqime djegëse për drekë
    Është provuar herë pas here që vezët që konsumojnë për mëngjes ndihmojnë në humbjen e peshës më shpejtë. Dhe nëse i kombinoni ato me piper djegës ose piper të kuq (jo gjithë kohën), kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit tuaj.
  6. Mendoni për disa sfida që do t’ju ndihmojnë të lëvizni më shumë
    Mundohuni të merrni shkallët në vend të ashensorit, shmangni autobusin, udhëtoni me biçikletë. Kështu do të harroni edhe që po humbisni kalori.
  7. Flini në një dhomë të ftohtë
    Po, mund të humbësh peshë edhe duke fjetur. Nëse trupi juaj është i rrethuar nga të ftohtit ai prodhon më shumë nxehtësi për t’ju ngrohur në mënyrë që të digjni kalori. Pra shijojeni të ftohtët herë pas here.
  8. Përtypni ngadalë dhe siç duhet
    Nëse e konsumoni me ngadalë ushqimin tuaj, do ta keni më të lehtë për të humbur peshëKjo është e gjitha për shkak të faktit se përtypja ngadalë dhe siç duhet, ju bën të ndiheni më të ngopur dhe kjo ju ndihmon të hani më pak.

9.Pini një gotë verë çdo ditë
Një gotë vere në ditë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë më shpejt. Sigurisht mos gjeni pretekst për të abuzuar. Po ju keni ndonjë sugjerim tjetër për humbjen e peshës?