75 Mall Live Search
13:54 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / L A

Zamorano: Krenar nëse Mbappe do ma thyente rekordin

Ivan Zamorano është një nga lojtarët legjendar në La Liga.

Ai luajti gjashtë sezone në La Liga, te Real Madridi dhe te Sevilla. Në Madrid, ai ende mban rekordin e lojtarit me më shumë gola në sezonin e tij të parë (37 gola).

Një rekord, i cili mund të thyhet në këtë sezon nga Mbappe që ka shënuar deri më tani 33 gola. “Jam shumë i lumtur që një lojtar si Mbappe do të shënojë më shumë gola se unë.

Do të jem shumë i lumtur që një lojtar si ai do të më lërë pas. Ai ka shumë ndeshje përpara tij që të më kalojnë mua. Por duke parë prapa shoh Cristianon, Ronaldon, Benzeman… dhe kjo është një burim krenarie pas kaq shumë kohësh”, tha kiliani.

Zamorano, pas aventurës në La Liga vazhdoi karrierën te Interi ku qëndroi për 5 sezone dhe arriti të fitonte Kupën e UEFA-së.