Flet ylli slloven: Vetëm një Slloveni e bashkuar mund ta ndalojë Kosovën
Sulmuesi i Swanseas, Zan Vipotnik, ka folur para sfidës vendimtare kundër Kosovës, duke nënvizuar se vetëm një Slloveni e bashkuar ka shanse për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje kualifikuese për Botërorin 2026.
Vipotnik ka theksuar se përballja do të jetë mjaft e vështirë, pasi Kosova do të hyjë në fushë me motivim maksimal dhe dëshirë për të siguruar një rezultat historik.
“Pres që lojtarët e Kosovës të jenë shumë të motivuar, por po aq motivim duhet të tregojmë edhe ne. Ndeshja do të vendosë se kush është më i fortë, por shpresoj që të dalim ne fitues,” ka deklaruar Vipotnik për Federatën e Futbollit të Sllovenisë.
Aktualisht, Kosova ndodhet e dyta në Grupin C me 7 pikë, tri më pak se Zvicra që kryeson grupin, ndërsa Sllovenia ka vetëm 3 pikë.
Ndeshja e së shtunës në orën 20:45 ka një rëndësi vendimtare për fatin e kualifikimeve: një rezultat pozitiv i Kosovës mund t’i sigurojë matematikisht pjesëmarrjen në play-off dhe ta afrojë më shumë drejt kualifikimit direkt për Kupën e Botës 2026.
Vipotnik kërkon që ekipi i tij të tregojë unitet dhe karakter për të ndaluar sulmet e Kosovës dhe për të mbajtur gjallë shpresat e Sllovenisë në këtë grup të fortë

