Zanetti: Duam të jemi protagonistë në Ligën e Evropës
Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti ka ndarë mendimet e tij për raundin e ardhshëm të Interit në Europa League, ku i ka vënë përballë klubit austriak Rapid Wien.
”E dimë se nuk ka lojëra të lehta në këtë garë që ne duam të jemi protagonistë, Europa League është një garë prestigjioze, e përbërë nga ekipe që janë vështirë për tu përballur, dhe ne duhet të japim më të mirën” ka deklaruar ish mbrojtësi argjentinas.
Ndër të tjerash Zanetti ka deklaruar se i vjen keq për mundësinë e humbur në Ligën e Kampionëve, dhe se skuadra kishte dëshmuar se mund të jetë konkuruese. /IndeksOnline/