12:25 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zanetti flet para derbit të madh Milan – Inter

Ish-lojtari i Interit dhe nënkryetari aktual Javier Zanetti ka folur për  Univision Deportes , përpara derbit të sotëm të Milanit:

“Derbi është gjithmonë një lojë e veçantë. Ekipi është në rregull, por loja është e rëndësishme dhe çdo derbi është i vështirë.

“Conte? Ne e dimë që projekti është ambicioz, kemi një trajner me shumë përvojë dhe një kulturë të shkëlqyer të punës ” – ishin fjalët e legjendës së Interit./Indeksonline/