75 Mall Live Search
16:14 / E Martë, 07 Maj 2024 / Gj. Sh

Zanetti konfirmon qëndrimin e Lautaros te Interi, thotë se do bëhet kapiten

Legjenda e Interit dhe Zv.presidenti i skuadrës, Javier Zanetti ka konfirmuar qëndrimin e sulmuesit të tyre Lautaro Martinez.

Zanetti, ka folur për DAZN duke thënë se: Ai do të jetë kapiteni ynë edhe sezonin e ardhshëm, sigurisht. Po e zgjat kontratën, po qëndron.

Për Lautaron, ka qenë një sezon shumë i mirë në Serie A ku është edhe golashënues me 23 gola.

Kujtojmë që Interi, këtë sezon u shpall kampion i Italisë për herë të 20-të në historinë e klubit, dhe po që është një lajm i mirë për “Zikaltërit”./IndeksOnline/