75 Mall Live Search
20:08 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zanioli i thotë jo Juventusit: «Në Romë përgjithmonë»

«Nuk ndihem si Totti i ri, por ëndrra ime është që të bëhem një ikonë si ai. Do ta provoj»

Këto janë fjalët e Nicolo Zaniolos i intervistuar nga programi “The Hyenas”. Talenti i Romës vazhdon tutje duke e ricekur sërish: “Unë nuk ndihem si Totti i ri – por qëllimi im është që të qëndroj përgjithmonë në Romë».

Një deklaratë e fortë, e cila me siguri nuk do të kalojë pa u vënë re në mesin e tifozëve gjallorosë.

19-vjeçari është duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme me klubin kryeqytetas. Tifozët tashmë janë në dashuri me të, Zaniolo betohet për dashuri të përjetshme me Romën. /IndeksOnline/