75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 27 Tetor 2023 / Gj. Sh

Zaniolo del para prokurorisë, nuk pranon se ka luajtur baste në futboll

Nicolo Zaniolo sot ka dalur para Prokurorit të Torinos.

Futbollisti i Aston Villas u deklarua rreth përfshirjes në skandalin e lojërave të fatit që goditi futbollin italian në javët e fundit, shkruan IndeksOnline.

Zaniolo pranoi se ai vinte bast në platforma të paligjshme, për poker, black jack dhe jo lojëra futbolli.

“Kemi besim për ta sqaruar këtë histori së shpejti”, thanë avokatët e tij pas gati 3 orësh bisedë./IndeksOnline/