75 Mall Live Search
22:38 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Zaniolo dëmtohet në shpatull, ja kur pritet të rikthehet në fushë

Nicolo Zaniolo la fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen ndaj Cremoneses, teksa ekzaminimet mjekësore kanë evidentuar një shembje në shpatull, që do ta mbajë larg fushave të lojës për të paktën 3-4 javë.

Nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, çka qetëson disi drejtuesit e Romës, megjithatë me një kalendar mjaft intensiv si ky i këtij sezon, edhe 3-4 javë nuk janë pak, aq më tepër kur Zaniolo ishte duke rigjetur formën e tij më të mirë.

Vlen të theksohet se para ndeshjes me Cremonesen, Roma humbi edhe shërbimet e mesfushorit holandez, Georgino Wijnaldum, i cili pritet të rikthehet vetëm në fillim të dhjetorit, duke komplikuar planet e verdhekuqve.