75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 26 Janar 2023 / Gj. Sh

Zaniolo dëshiron vetëm Milanin

Nicolo Zaniolo pritet të largohet nga skuadra e Romës.

Mesfushori italian i ka bërë të qartë klubit romak se dëshiron të largohet sa më parë, transmeton IndeksOnline.

Raportohet se 23-vjeçari do të dëshironte të transferohet te skuadra e Milanit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, prioriteti i Zaniolos dëshiron të lëviz në ”San Siro” dhe tashmë ka rënë dakord me kushtet personale.

Milani dëshiron transferimin e tij në formë huazimi me një klauzolë të blerjes.

Në anën tjetër Roma ka pranuar një ofertë prej 30 milionë euro nga skudra angleze Bornemouth./IndeksOnline/