75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Zaniolo: Dua të bëhem ikonë e klubit të Romës

Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo dëshiron të bëhet një ikonë në Olimpico. 20 vjeçari shprehet se i detyrohet gjithçka klubit verdhekuq.

Zaniolo iu bashkua Romës në verën e vitit 2018, si pjesë e marrëveshjes që çoi Radja Nainggolan te Inter.

“Do të doja të bëhesha një ikonë te Roma, por tani duhet të mendoj për rikthimin në fushën e blertë. Dëshiroj të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur, i detyrohem gjithçka Romës dhe jam i dashuruar me këtë qytet”, ka thënë Zaniolo.

Zanilio është krahasuar shpesh me Tottin, por ai mendon se Francesco është një simbol i Romës.

 “Për mua dhe gjithë të tjerët, Totti është një hero dhe simbol i Romës. Totti dhe De Rossi janë simbole që asnjëherë nuk do të barazohen nga askush. Unë kurrë nuk kam tentuar të marr numrin 10… jam në rregull me 22-shin”, ka shtuar italiani.