Zaniolo ndërpren huazimin te Atalanta, i bashkohet rivalit të Serie A-së

Mesfushori italian, Nicolo Zaniolo ka ndërprerë huazimin e tij te Atalanta.
Zaniolo, i cili është në pronësi të Galatasarayt, ka vendosur të rikthehet te ish-skuadra e tij, Fiorentina.
Nicoló è Viola💜⚜️#forzaviola #fiorentina pic.twitter.com/2eXyTROm1v
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) February 3, 2025
Huazimi i tij do të jetë huazim me opsion të blerjes, ku Fiorentina do të duhet të paguajë shifrën prej 15 milionë eurove.
Zaniolo, kishte qenë edhe më parë pjesë e Fiorentinës, më saktësisht në akademinë e kësaj skuadre ku luajti në periudhën 2010-2016.
Italiani, këtë sezon ishte pjesë e rivalit të Serie A-së, Atalantës ku bëri 23 paraqitje dhe shënoi 2 gola në të gjitha garat./IndeksOnline/