13:03 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Zaniolo përfshihet në listën e ngushtë të synimeve të Realit

Sipas gazetës spanjolle “AS” mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo është një ndër objektivat e Real Madridit.

Zaniolo bën pjesë në listën e telenteve që Los Blancos synon ndërsa po përpiqet ta përmirësojë skuadrën pas një sezoni zhgënjyes, ndërsa lojtarët e tjerë që janë në listën e mbretërve për transferim janë: Fekir (Lyon), Neymar (PSG), Eriksen (Tottenham) dhe Hazard (Chelsea).

Zaniolo ishte transferuar te Roma verën e kaluar nga Interi dhe ka shënuar gjithsej 5 gola në 22 paraqitje./Indeksonline/