22:02 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zaniolo pranë transferimit te Juventus

Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo, raportohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Juventusit, transmeton Indeksonline.

23 vjeçari është njëri nga futbollistët më të kërkuar në këtë afat kalimtar të transferimeve, pas paraqitjeve të mira që ka pasur sezonin e kaluar me skuadrën e Romës.

Pavarësisht interesimit të shumë skuadrave për shërbimet e tij, gazeta ‘’La Stampa’’, ka raportuar se Zaniolo ka bërën të ditur se dëshiron të qëndrojë në Itali dhe të transferohet te skuadra e Juventusit.

Roma për kartonin e italianit 23 vjeçar po kërkon rreth 60 milionë euro.

Zaniolo në sezonin e fundit ka zhvilluar 42 ndeshje gjithsejt me skuadrën e Romës dhe ka shënuar 8 gola./Indeksonline/