19:19 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / AR

Zarf i bardhë në ‘BBV’, çfarë ka brenda?

Në ‘BBV’ ka arritur zarfi i bardhë.

Përmes tij ‘Vëllai i Madh’ kërkon që banorët të organizojnë një spektakël me të cilin do të ndahen edhe çmime, shkruan Indeksonline.

Në këtë spektakël duhet të ketë balet, këndim dhe humor.

Performancat do të jenë përshëndetëse në pritje të çmimeve të cilat nuk kanë të bëjnë me këto performanca.

Pasi të kenë bërë gati skaletën e spektaklit “Vëllai i Madh” do t’i thërrasë në dhomën e rrëfimit një e nga një. Në letër do të kenë emrin e tyre dhe kategoritë e çmimeve përkrah të cilave do të vendosin emrin e një banori./Indeksonline/