10:10 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / A. M.

Zarf i zi në “Big Brother Vip Albania” Ilnisa dënohet nga ‘Vëllai i Madh’

Ilnisa Agolli është dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi ka thyer një ndër rregullat bazë të formatit që është mbajtja ndezur e mikrofonit, gjatë kohës kur ajo flet apo kryen veprime në shtëpi.

Sipas zarfit të zi të ardhur në shtëpi Ilnisa e ka përsëritur disa herë këtë veprim ndaj ajo do të jetë “e padukshme”, deri sa “Big Brother” të ketë vendosur.

Nga momenti i leximit të zarfit, asnjë banor nuk do t’i kthejë përgjigje dhe nuk duhet të reagojë, ndaj saj përndryshe do të dënohet.

“Gjatë këtyre ditëve “Vëllai i Madh” ka vënë re se Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesore të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, që prej këtij momenti, Ilnisa do të jetë ‘e padukshme’ në shtëpi, deri në një njoftim të dytë, nëpërmjet gongut.