75 Mall Live Search
16:23 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Gj. Sh

Zarf i zi në shtëpinë e BBVA, anulohet televotimi

Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania! Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi.

“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual. Në show-n e së martës, do t’ju komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, bëhet me dije në zarfin e zi.