12:52 / E Hënë, 10 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

“Zarf i zi” për njërin nga banorët e shtëpisë së BBVA-së

Luizi u ka propozuar si ide banorëve, që të krijojnë një zarf të zi për Ronaldon. Ata kanë nisur të përgatisin zarfin për të, të gjithë së bashku.

Dea Mishel, Kiara, Visi dhe Efi kanë prerë një çantë të zezë prej kartoni, duke e shndërruar në zarf, e më pas kanë ngjitur emrin e Ronaldos në të.

Ka qënë Luizi ai që ka mbledhur të gjithë banorët në living, për t’i vënë në dijeni që në shtëpi ka ardhur një zarf i zi për Ronaldon.

Por menjëherë pasi mori ‘zarfin’ në dorë, Ronaldo ka kuptuar që ishte një zarf i sajuar.