10:22 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Zarf me dy plumba, kush e kërcënoi ish-kryeministrin Matteo Renzi?

Një zarf me dy plumba iu dorëzua udhëheqësit të Italia Vivas, Matteo Renzi, në Senat. 

Lajmi u mësua nga mediat italiane nga burimet parlamentare. 

Ish-kryeministri më pas mori një telefonatë nga presidentja e Senatit Elisabetta Casellati, e cila shprehu solidaritetin e saj.

“Faleminderit të gjithëve! Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim!”, komentoi Renzi.

Zëvendësministrja e Transportit, Teresa Bellanova, foli për një kërcënim të frikshëm.

“Shpresoj se do të dënohet vendosmërisht nga të gjithë. Është koha t’i thuhet mjaft kësaj politike të zhytur në dhunë dhe urrejtje me forcë dhe krenari. Ne nuk do të trembemi!”. 

“Solidaritet me senatorin Matteo Renzi, çdo formë frikësimi është për t’u dënuar” , shkruan ministri i Jashtëm, Luigi di Maio, në një shënim.

“Episode të ngjashme janë gjithmonë serioze dhe të pajustifikueshme”. 

Për Mara Carfagnan, ministre për Kohezionin Jugor dhe Territorial, “disidenca politike, edhe nëse e hidhur, nuk mund dhe nuk duhet të kalojë kurrë në kërcënim dhe dhunë”.

“Të gjitha institucionet e dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes, klima politike nuk guxon të helmohet nga episode të këtij lloji”, deklaroi ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Federico D’Incà.

Kjo nuk është hera e parë që Renzi merr një kërcënim të tillë.