75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / AR

Zarf në shtëpinë e “BBVA”, çka përmban?

Kërkesa e bërë nga Artani gjatë spektaklit Prime të mbrëmshëm nuk ka mbetur pa përgjigje. Vëllai i Madh ka reaguar menjëherë, duke futur paraditen e sotme një zarf të bardhë në shtëpi, përmes të cilit u zyrtarizua një “aksion” pastrimi që vuri në lëvizje pothuajse të gjithë banorët.

Në përmbajtjen e zarfit thuhej se, duke marrë shkas nga kërkesa e Artanit gjatë Prime-it, të gjithë banorët kishin detyrimin të pastronin shtëpinë brenda një afati prej 60 minutash. Detyra ishte e qartë dhe koha e kufizuar, duke e kthyer menjëherë ambientin e shtëpisë në një kantier pune, ku secili duhej të merrte përgjegjësi për një hapësirë të caktuar.

Por surpriza e vërtetë nuk lidhej vetëm me pastrimin. Vëllai i Madh vendosi të ndryshojë përkohësisht hierarkinë brenda shtëpisë, duke përjashtuar dy banorë nga detyrimi për të punuar. “Të vetmit që nuk do të punojnë dhe do të mbikëqyrin punët tuaja janë Artani dhe Greta”, thuhej në zarf, duke i vendosur ata në një rol krejtësisht të ri.

Ndërsa banorët e tjerë u angazhuan në pastrimin e dhomave, kuzhinës dhe hapësirave të përbashkëta, Artani dhe Greta morën rolin e mbikëqyrësve, duke ndjekur nga afër ecurinë e punëve dhe duke dhënë udhëzime.

Ky vendim solli reagime të ndryshme brenda shtëpisë, nga batutat dhe ironitë, deri te pakënaqësitë e hapura. Aksioni i pastrimit u shndërrua kështu jo vetëm në një provë disipline, por edhe në një moment tensioni dhe dinamike mes banorëve.