Zariqi viziton Caritas-in, flasin për mundësitë e bashkëpunimit për personat që janë në nevojë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Xhavit Zariqi, sot qëndroi në selinë e Caritas Kosova, me pjesëtarët e së cilës zhvilloi një diskutim shumë produktiv.
Përmes në postimi në Facebook, Zariqi bëri me dije se, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Kishës Katolike në Ferizaj dhe bashkëpunëtorët e tij, folën për mundësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e jetës së atyre që kanë nevojë.
“Do te jetë gjithmonë ne shërbim te qytetarëve, veçanërisht atyre që kanë nevojë, dhe përmirësimit të kushteve të jetesës përmes bashkëpunimeve te ngushta me organizata si Caritas. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e ngrohtë!”, u shpreh Zariqi.
Kujtojmë, se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Zariqi bartë numrin 26 në listën e AAK-së.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot, isha i nderuar të zhvilloj një takim shumë miqesor ne seline e Caritas Kosova dhe të jem në mesin e një grupi të nderuar individesh që angazhohen për mireqenien e komunitetit.
Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm: drejtorin
general z. Don Viktor Sopi, Famulltarin e Kishes Katolike në Ferizaj z. Don Mikel Sopi, drejtorin
ekzekutiv z. Alfred Pjetri, z.Pal Baftija, si dhe
bashkëpunëtorët e tyre. Ky takim kishte për qëllim diskutimin e mundësive të bashkëpunimit dhe permirësimit te kushteve të jetesës për ata që kanë nevojë. Do te jetë gjithmonë ne shërbim te qytetarëve, veçanërisht atyre që kanë nevojë, dhe permiresimit të kushteve të jetesës përmes bashkëpunimeve te ngushta me organizata si Caritas. Faleminderit të gjithëve për mikëpritjen e ngrohtë!