75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / AR

Zayn Malik anuloi performancën pak para se të dilte në skenë, por pse?

Këngëtari Zayn Malik anuloi në minutën e fundit një performancë të planifikuar së fundmi në Newcastle.

“Më vjen shumë keq për këtë, por zëri im nuk është në nivelin e duhur sonte, dhe pa të nuk ka shfaqje. Më vjen shumë keq që ju zhgënjej, dhe në minutën e fundit… Unë shpresoja që deri në fund të fundit, me pak pushim do të rikthehem nesër në skenë”, ka shkruar Malik në Instagram, transmeton Indeksonline.

Fansat e prisnin me padurim performancën e tij përpara Sallës 02, e cila supozohej të ishte paraqitja e tij e tetë në turne. Pas njoftimit për anulimin e koncertit, një numër i madh i fansave kanë shpërthyer në lot.

Zayn së fundmi shtyu dy shfaqje të planifikuara për shkak të funeralit të Liam Payne. Më herët, pas vdekjes së Liam, ai shtyu edhe turneun amerikan të Stairway to the Sky./Indeksonline/