Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas vdekjes së Liam Payne

Këngëtari Zayn Malik ka shtyrë pjesën e turneut të tij të ardhshëm në SHBA pas ndarjes nga jeta të ish-mikut të tij, Liam Payne. Payne vdiq në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga kati i tretë i ballkonit të hotelit në Argjentinë të mërkurën.
Malik ishte gati të fillonte turneun e tij në SHBA javën e ardhshme, duke filluar me një shfaqje në San Francisko të mërkurën. Por këngëtari lajmëroi fansat se po i shtynte shfaqjet për shkak të vdekjes së shokut të tij dhe ish-yllit të “One Direction”.
“Duke pasur parasysh humbjen zemërthyese të përjetuar këtë javë, unë kam marrë vendimin të shtyj turin e “Stairway to the Sky”në SHBA. Datat po riskedulohen për në janar dhe do t’ju njoftoj për to sapo çdo gjë të jetë vendosur. Biletat mbeten të vlefshme për datat e reja. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për mirëkuptimin”, shkruhet në postimin e Zayn.
