Zayn po i rikthehet muzikës, ka një lajm të mirë për fansat
Artisti i njohur anglez, Zayn, ka paralajmëruar albumin e pestë të tij.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Zayn bën të ditur se albumi i tij titullohet “Konnakol” dhe do të dalë në shitje në prill, shkruan IndeksOnline.
“Është përsëri koha. Kam qenë me fat që kam bërë albumin e pestë në studio…
Albumi im i ri, KONNAKOL, del më 17 prill” shkroi Zayn.
Me këtë rast, artisti paralajmëroi po ashtu se kënga “Die for me” do të publikohet këtë të premte.
Kështu, emri i një prej këngëtarëve më të dashur për publikun dalë-ngadalë po rivendoset në hartën e muzikës, pas një shkëputjeje të shkurtër.
Zayn tashmë ka nisur turin e tij nëpër botë, duke qenë gjithnjë e më afër fansave./IndeksOnline/

