75 Mall Live Search
16:31 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / AR

​Zbulohet çipi 6G me shpejtësi të pabesueshme

Inxhinierë nga SHBA dhe Kina kanë zhvilluar një çip revolucionar 6G të aftë të transmetojë të dhëna me shpejtësi që tejkalojnë 100 gigabajt për sekondë (Gbps).

Këto janë shpejtësi që janë deri në 10 herë më të larta se maksimumi teorik i rrjetit 5G dhe pothuajse 500 herë më të shpejta se shpejtësitë e tij mesatare në përdorim real, shkruan Science Alert.

Çipi i ri, i zhvilluar në bashkëpunim me shkencëtarë nga Universiteti i Pekinit, Universiteti i Qytetit të Hong Kongut dhe Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara, dallohet për efikasitetin e tij të jashtëzakonshëm.

Pavarësisht dimensioneve të vogla prej vetëm 11 x 1.7 milimetrash, ky çip funksionon në një spektër frekuencash “ultra-wideband” që shtrihet nga 0.5 GHz në 115 GHz.

Për të mbuluar një gamë kaq të gjerë, ai përdor nëntë banda të ndryshme radioje, një detyrë që përndryshe do të kërkonte një numër dukshëm më të madh të komponentëve të ndryshëm.

Çelësi i inovacionit qëndron në përdorimin e një modulatori elektro-optik që konverton sinjalet radio në ato optike. Sistemi 6G pritet të vijë në jetë gjatë dekadës së ardhshme.