Zbardhen detaje të reja mbi vetaksidentin me fatalitet në Lubozhdë të Istogut

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në Lubozhdë të Istogut.
Indeksonline raportoi më herët se nga ky vetaksident vdiq një person.
Ndërkohë, rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.
“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori” pohoi Gashi për Indeksonline.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima në fjalë është E. Zogaj, nga fshati Kaliqan.
29 vjeçari Zogaj po drejtonte një veturë të tipit Mercedes 190, në momentin e incidentit./Indeksonline/