14:01 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

Zbardhen detaje të reja rreth incidentit që shkaktoi divorcin mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Gjashtë vite më vonë, divorci i përjetshëm mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdon të përflitet. Tani, pas një hetimi të kërkuar nga Jolie në FBI, është bërë e ditur se shkëndija e ndarjes ndodhi pas një incidenti gjatë fluturimit mes Nice dhe Los Angeles me fëmijët e tyre.

Tani, Jolie dyshohet se i ka dërguar FBI-së një padi anonime kundër Pitt me emrin Jane Doe në përpjekje për të zbuluar pse nuk u ngrit asnjë akuzë penale kundër ish-it të saj, ka raportuar “Puck News”.

“Page Six” ka pasur akses në raportin në të cilin Jolie iu shkruan zyrtarëve se ajo besonte se Pitt ishte “i zemëruar” nga fluturimi që ata ndërmorën me një aeroplan privat më 14 shtator 2016 nga Nice (Francë) në SHBA, me gjashtë fëmijët e tyre.

Sipas dëshmisë së Jolie, para fluturimit Pitt kishte qenë duke pirë. Teksa ishin në ajër, Pitt e çoi Jolie në banjë dhe atje e kapi nga koka, duke tundur kokën dhe shpatullat e saj. Veç kësaj, aktorja pretendoi se goditi me kokë çatinë e aeroplanit katër herë, pasi tha: “Ju po e përçoni këtë familje”. Në atë moment, një nga djemtë e tyre pyeti “Mami, a je mirë?”, të cilit Pitt iu përgjigj: “Nuk është e drejtë. Po e shkatërron këtë familje.”

Që atëherë, sipas Jolie, Pitt u përpoq të sulmonte djalin (emri i të cilit ishte redaktuar nga raporti). Jolie e ndaloi dhe ajo pësoi lëndime në shpinë e në bërryl gjatë tentativës për të ndalur sherrin me djalin e tij.

Në fund të fluturimit, për rreth 20 minuta, Pitt u përpoq të parandalonte Jolie dhe fëmijët e saj që të pushonin në një hotel në Kaliforni duke bërtitur: “Ti nuk m’i merr dot fëmijët e mi të ndyrë”.

Në fund, Jolie i dërgoi FBI-së fotografi të lëndimeve të supozuara të saj për raportim, si dhe dëshmi nga fëmijët. Gjashtë ditë pas incidentit ajo paraqiti kërkesën për divorc në gjykatën e Los Angeles.