20:40 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zbardhen pamjet, ja momenti kur qeni i policisë nuhat heroinën e fshehur në kamion (Video)

Policia kufitare sqaroi se heroina e kapur në Durrës u zbulua pas informacioneve paraprake që kishin siguruar agjentët.

Në kamion janë gjetur 11 kilogramë e 395 gramë heroinë, bëjnë të ditur burimet e policisë.

Drejtuesi i kamionit ishte 63 vjeçari Bujar Shazivari nga Durrësi.

Sipas informacionit të policisë droga ishte e fshehur në një vend të fshehtë, pas krevatit të shoferit. Nga pamjet që ka shpërndarë policia, duket qeni antidrogë që nuhat kamionin.