75 Mall Live Search
23:21 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / MSH1

Zbardhen shkaqet e vdekjeve më 2022-tën, në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e shkaqeve të vdekjeve për vitin 2022.

Sipas ASK-së, në vitin 202, janë raportuar 11 mijë e 155 vdekje, brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej këtyre vdekjeve të raportuara, 9710  vdekje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 5281 ishin meshkuj dhe 4429 ishin femra.

“Nga gjithsej vdekjet e raportuara në vitin 2022, 79,3% ishin të koduara (me diagnozë), ndërsa 20,7% ishin të pa-koduara (pa diagnozë)” thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK-ja bën me dije se, sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes, në Kosovë prijnë “sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut”.

Rezultatet e shkaqeve të vdekjeve janë përpunuar në mënyrë analitike, me standarde sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Eurostat-it.