75 Mall Live Search
09:39 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zbardhet agjenda e Edi Ramës në Kosovë, në këto orë nis takimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë.

Shefi i Qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe nesër takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Fillimisht është paralajmëruar takimi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në orën 13:15.

Më pas, Rama do të takojë edhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në orë 15:00.

Në orën 16:00 pritet të takojë kryeministrin, Avdullah Hoti.

Ndërsa në orën 18:00 kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa në fund të ditës së sotme, në orën 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi./Indeksonline/