Zbardhet dinamika e vrasjes në Elbasan, 3 plumba në kokë e gjoks i morën jetën biznesmenit
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka (Mondi Mëhalla) në Elbasan.
Biznesmeni është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Po ashtu besohet (ende pa u konfirmuar zyrtarisht) se plumbat janë qëlluar nga një automjet tip ‘Audi’ i zi, ndërkohë që biznesmeni në momentin e sulmit ka qenë në makinën e tij.
Më herët bëmë të ditur se Mëhalla është pronar i një karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit, nga të cilët momentalisht nuk ka asnjë gjurmë.

