75 Mall Live Search
18:03 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

Zbardhet Durrësi, porti i qytetit bregdetar mbulohet nga dëbora

Qyteti bregdetar i Durrësit është i mbuluar i gjithi me të bardha. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet se qyteti është mbuluar nga dëbora.

Pamjet e xhiruara me dron tregojnë portin, sheshin e qytetit dhe ndërtesat që janë të mbuluara nga ngjyra e bardhë.

Moti me dëborë do të vazhdojë për disa ditë, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se moti i acartë do të vijojë dhe në ditët në vazhdim.