75 Mall Live Search
11:49 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Burim

Zbardhet krimi makabër në Fier: Vajza vrau babanë, dyshohet se u ndihmua nga i dashuri 55-vjeçar

Janë zbardhur detaje të reja rreth vrasjes makabre që ndodhi në Frashër të Fierit para dy ditësh, ku një vajzë 26-vjeçare ka vrarë babanë e saj, A.R., 56 vjeç.

TopChannel ka raportuar për dinamikën e ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e viktimës. Në momentin e krimit ishin prezentë vajza, nëna e saj (bashkëshortja e viktimës) dhe një person i identifikuar si Ç.D, 55 vjeç.

Dyshohet se fillimisht vajza ka goditur babanë në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Ç.D. e ka mbajtur nga duart ndërsa ajo e mbyti me tel. Gjithashtu, dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta dhe prerëse gjatë aktit.

Nëna e vajzës dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi u zbulua falë përgjimit të telefonit, ku vajza 26-vjeçare komunikonte pas ngjarjes me bashkëpunëtorin e saj, Ç.D., me të cilin dyshohet se kishte marrëdhënie intime. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit.