14:04 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbardhet skema, një gjerman dhe një amerikan do të luftojnë krimin ekonomik

Qeveria shqiptare, me mungesa në burime, ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Ernst&Young; për të marrë ndihmë në luftën kundër evazionit fiskal dhe krimeve të tjera ekonomike.

Sipas Reuters, ekonomia e zezë në Shqipëri përllogaritet të jetë sa një e treta e prodhimit të përgjithshëm ekonomik, pavarësisht një fushate të qeverisë që gjithkush të lëshojë fatura për mallrat e shitur.

Agjencia Reuters shkruan se ekipi i Ernst&Young në Shqipëri drejtohet nga një amerikan që ka punuar për Zyrën Federale të Hetimeve (FBI) dhe nga një gjerman, që ka menaxhuar njësinë e krimit ekonomik në vendin e tij.

Reuters thekson se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë, por disa shtete kanë akoma dyshime tek aftësia e Shqipërisë për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.