Zbardhet sulmi ndaj avokatit Koci, autori kërkon falje

Rasti i sulmit ndaj avokatit Arianit Koci është ndriçuar nga organet e rendit. Policia ka vënë në pranga një të ri i cili ka kërkuar falje për veprim e pamatur që e ka bërë. Avokati Koci ka vendosur që rastin mos ta vazhdojë tutje.
Postimi i Kocit:
Rasti i sulmit ndaj meje që ndodhi në Graçanicë, para disa ditëve, ashtu siç edhe e kam pritur, është ndriçuar nga ana e policisë.
Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ma pasur prapavijë ndërnacionale.
Poashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër.
Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu.
Prandaj, unë kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje.
Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë.
E falëndëroj #policinaekosovës, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale.