14:42 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Zbardhja e vaginës po bëhet në këtë shtet, ja sa kushton (Video)

Vitin e kaluar njerëzit u tronditën kur zbuluan se qindra burra kishin dhënë shuma të mëdha parash për të zbardhur pjesët intime të tyre.

Në një spital në Tajland po ofrohet një procedurë e çuditshme për të hequr qafe zonat e errëta afër zonës intime.

Gratë të cilat shqetësohen për zonën e tyre intime, tashmë mund të marrin shërbime nga kirurgu kozmetik Celebrity Vichky Belo në Filipine, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Në këtë procedurë po përdoret laseri. Ku përveç zbardhjes se vaginës, gjithashtu ajo pjesë pastrohet, shtrëngohet dhe i jep relaksim.

Grave do ju duhen rreth tre seanca, në një periudhë tre-katër ditësh.

Pacientët vihen nën anestezion dhe nuk përjetojnë dhimbje. Mirëpo, kjo nuk është e lirë, ku trajtimi i saj kushton 700 £.

Procedura e zbardhjes organit gjinital të meshkujt u prezantua vitin e kaluar. Rreth 100 burra në muaj e kanë bërë atë në Spitalin Lelux në Bangkok./Indeksonline/